-->
×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Trump fton Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, thotë Izraeli

    FrontOnline
    28 Janar 2025

    Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, është ftuar nga presidenti amerikan, Donald Trump për një takim në Shtëpinë e Bardhë më 4 shkurt, ka thënë zyra izraelite të martën.

    “Netanyahu është lideri i parë i huaj që është ftuar në Shtëpinë e Bardhë në mandatin e dytë të Trumpit”, është thënë në deklaratë.

    Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë e ka konfirmuar ftesën dhe ka thënë se takimi do të realizohet “në fillim të javës tjetër”.

    “Hollësitë do të bëhen publike kur të finalizohen”, ka thënë ky zyrtar.

    Takimi mes Trumpit dhe Netanyahut vjen pasi presidenti amerikan ka deklaruar se është përgjegjës për arritjen e armëpushimit në mes të Izraelit dhe Hamasit në Gazë, pas disa muajve të negociatave të pasuksesshme.

    Hamasi është grup palestinez që udhëheq Gazën, i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

    Përgjatë mandatit të parë, Trump ka thënë shpesh se Izraeli “nuk ka pasur kurrë mik më të mirë në Shtëpinë e Bardhë” dhe kjo gjë është pohuar shpesh nga Netanyahu.

    Pak pas nisjes së mandatit të dytë, Trump e ka miratuar dërgimin e 2.000 bombave në Izrael, ndonëse ish-presidenti Joe Biden nuk pati lejuar diçka të tillë.

    Netanyahu e ka përshëndetur Trumpin që i ka ofruar Izraelit, ato që i ka konsideruar “pajisje” për të mbrojtur veten./REL

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Shkurt 2025
    “Musk nuk mund të marrë vendime pa miratimin tim”. Kështu u përgjigj presidenti Donald Trump në Zyrën Ovale pyetjes së gazetarëve amerikanë...
    Bota/Rajoni03 Shkurt 2025
    Presidenti Donald Trump tha se dëshiron të sigurojë akses në furnizimin e Ukrainës me minerale të rralla të tokës në këmbim të...
    Bota/Rajoni03 Shkurt 2025
    Ish-presidenti francez: “Nëse Trump vendos taksa, ashtu duhet t’i vendosë edhe BE-ja. Ai respekton vetëm marrëdhëniet e pushtetit. Meloni, ashtu si Macron,...
    Të tjera
    Lajme03 Shkurt 2025
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pasi gazetarët po pengohen ta kryejnë punën e tyre gjatë...
    Vip03 Shkurt 2025
    Këngëtari dhe fituesi i edicionit të dytë të ‘Big Brother VIP Albania’ Luiz Ejlli ka folur për thyerjen e rekordeve që I...
    Sport03 Shkurt 2025
    Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka paralajmëruar se të martën pritet vendimi që Federata Shqiptare e Futbollit dhe Federata e Futbollit të...
    Bota/Rajoni03 Shkurt 2025
    Presidenti Donald Trump tha se dëshiron të sigurojë akses në furnizimin e Ukrainës me minerale të rralla të tokës në këmbim të...
    Lajme03 Shkurt 2025
    Për të martën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell.  Acar i fortë në orët e mëngjesit. Era do të fryjë nga...
    Bota/Rajoni03 Shkurt 2025
    Ish-presidenti francez: “Nëse Trump vendos taksa, ashtu duhet t’i vendosë edhe BE-ja. Ai respekton vetëm marrëdhëniet e pushtetit. Meloni, ashtu si Macron,...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.