Presidenti amerikan, Donald Trump ka fituar shtetin e Teksasit dhe 38 votat elektorale të tij, pavarësisht përpjekjeve të demokratëve për ta kthyer këtë vend në anën e tyre, transmeton AP.
Ndonëse demokratët është thënë të kenë shpresuar se do t’iu japin fund humbjeve për dekada në Teksas, megjithatë, Trump ka fituar aty sikurse më 2016.Me këtë triumf, Trumpi arrin në 212 vota elektorale, duke iu afruar Bidenit që ka 224. Kandidati që ka 270 vota bëhet president.