×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Trump fajëson sërish Zelenskyn për nisjen e luf*tës në Ukrainë

    FrontOnline
    15 Prill 2025

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka fajësuar sërish presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për nisjen e luftës me Rusinë, vetëm një ditë pas një sulmi të madh rus që vrau 35 civilë dhe plagosi 117 të tjerë në qytetin ukrainas të Sumy.

    Duke folur nga Shtëpia e Bardhë të hënën, Trump tha se Zelensky ndan përgjegjësinë me presidentin rus Vladimir Putin për ”miliona njerëz të vrarë” në konflikt, transmeton klankosova.tv.

    ”Nuk fillon një luftë kundër dikujt 20 herë më të madh se ty dhe pastaj shpreson që të të japin raketa”, tha ai.

    Deklaratat e tij vijnë pas sulmit më vdekjeprurës të këtij viti ndaj civilëve, i kryer nga forcat ruse të dielën në Sumy. Edhe periferia e qytetit u godit të hënën në mbrëmje.

    Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, vizitoi Ukrainën të martën si shenjë solidariteti, duke u bashkuar me Zelenskyn në Odesa.

    Ai dënoi “modelin e tmerrshëm” të sulmeve ndaj civilëve dhe deklaroi: “Rusia është agresori, Rusia e nisi këtë luftë, nuk ka asnjë dyshim.”

    Trump fillimisht e quajti sulmin në Sumy “të tmerrshëm”, por shtoi se kishte dëgjuar se “Rusia bëri një gabim” – pa dhënë detaje të tjera. Moska pretendoi se kishte goditur një mbledhje të ushtarëve ukrainas, duke vrarë 60 prej tyre, por nuk ofroi prova.

    Sipas mediave ukrainase, në qytet po mbahej një ceremoni dekorimi për veteranët e luftës ditën e sulmit. Të martën, Zelensky shkarkoi guvernatorin rajonal të Sumy-t për organizimin e supozuar të ngjarjes.

    Trump po ashtu e fajësoi paraardhësin e tij, Joe Biden, për viktimat e luftës, të cilat llogariten në qindra mijëra, ndonëse ai pretendoi në mënyrë të pasaktë se janë “miliona”.

    “Miliona të vdekur për shkak të tre personave”, deklaroi Trump.

    “Putin i pari, Biden që nuk kishte asnjë ide çfarë po bënte, i dyti, dhe Zelensky.”

    Ai e vuri në dyshim aftësinë e liderit ukrainas duke thënë se ”Zelensky gjithmonë kërkon të blejë raketa”.

    ”Kur fillon një luftë, duhet të dish që mund ta fitosh”, shtoi presidenti amerikan.

    Pavarësisht se Rusia ka pushtuar Ukrainën që në vitin 2014 – pesë vite përpara se Zelensky të zgjidhej president – dhe nisi një pushtim të plotë në vitin 2022, Trump ka përsëritur disa herë se fajtorë për luftën janë si Zelensky, ashtu edhe Biden.

    Tensionet mes Trump dhe Zelensky kanë qenë të larta që nga një përplasje në Shtëpinë e Bardhë në shkurt, ku Trump e kritikoi liderin ukrainas për mosnisjen e bisedimeve të paqes me Rusinë më herët.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni01 Maj 2025
    Austria ka konfirmuar se mbeten në fuqi masat që ndalojnë hyrjen dhe tranzitin nëpër territorin austriak për presidentin e entitetit të Republikës...
    Bota/Rajoni01 Maj 2025
    Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mesnatën e së enjtes në aksin nacional Korçë-Pogradec, pranë fshatit Symiz. Një automjet ka përplasur...
    Bota/Rajoni01 Maj 2025
    SHBA-të kanë nënshkruar një marrëveshje me Ukrainën për shfrytëzimin e përbashkët të burimeve të saj të energjisë dhe mineraleve, pas muajsh negociatash...
    Të tjera
    Lifestyle01 Maj 2025
    Dashi Marsi bujar do ju nxjerrë në dritë gjatë kësaj dite. Do merrni edhe po aq sa do jepni. Ju të dashuruarit...
    Lajme01 Maj 2025
    “16.1%,”, Haki Abazi aksion te Qeveria: Rritja e çmimit të rrymës e bën jetën e shtrenjtë, mashtrimit s’duhet të normalizohet Ish-deputet i...
    Sport01 Maj 2025
    Zlatan Ibrahimovic e ka kujtuar kohën kur kishte vendosur të rikthehej tek Milani. Por, paraprakisht, ish-futbollisti suedez zbulon se ishte pranë transferimit...
    Vip01 Maj 2025
    Ard dhe Mirdon sapo kanë publikuar projektin e tyre më të ri në bashkëpunim me këngëtaren Anxhela Peristeri. Balada e dashurisë u...
    Lajme01 Maj 2025
    Eugen Cakolli nga KDI ka thënë se kalimi në votim të fshehtë në mes të seancës është shkelje dhe cenim i rëndë...
    Lajme01 Maj 2025
    Instituti Demokratik i Kosovës shpreh shqetësim të thellë lidhur me mënyrën e zhvillimit të votimit gjatë vazhdimit të sotëm të seancës konstituive...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.