Më shumë se një javë pasi rezultoi pozitiv me koronavirus, Presidenti i amerikan Donald Trump tha të dielën se ishte “në gjendje shumë të mirë” dhe tha se nuk po merrte më asnjë ilaç.
“Unë e munda këtë virus të çmendur dhe të tmerrshëm të Kinës”, tha zoti Trump në një intervistë telefonike në emisionin “Sunday Morning Futures” të kanal televiziv “Fox News Channel”.
“Duket se kam imunitet, mbase për një kohë e gjatë, ose një kohë e shkurtër, mbase përgjithmonë “.
Trump tha se ai kishte një “shtresë mbrojtëse” pasi u trajtua me disa ilaçe gjatë një qëndrimi katër-ditor në spital dhe pas kthimit në Shtëpinë e Bardhë javën e kaluar.
Por ai nuk u pyet nga intervistuesja Maria Bartiromo nëse ka marrë një rezultat negativ për virusin, i cili deri tani ka shkaktuar vdekjen e rreth 214,599 njerëzve në Shtetet e Bashkuara dhe ka infektuar më shumë se 7.7 milion amerikanë.
Pak kohë pas intervistës televizive, Trump tha në Twitter se ai kishte marrë “një konfirmim përfundimtar dhe të plotë nga mjekët e Shtëpisë së Bardhë dje”, duke shtuar, “Kjo do të thotë që nuk mund ta marr (imun) dhe nuk mund ta transmetoj.”
Twitter e shoqëroi postimin me paralajmërimin se mund të përmbante informacion të pasaktë./voa