
Presidenti amerikan, Donald Trump, të martën tha se Shtetet e Bashkuara do të ndërpresin tërë tregtinë me Spanjën pasi vendi evropian refuzoi të lejojë ushtrinë amerikane të shfrytëzojë bazat e saj për misione të ndërlidhura me sulmet në Iran.
“Spanja ka qenë e tmerrshme”, tha Trump para gazetarëve gjatë një takimi me kancelarin gjerman, Friedrich Merz, duke shtuar se ai i ka thënë Sekretarit të Thesarit, Scott Bessent, të “ndërpresë të gjitha marrëdhëniet tregtare” me Spanjën, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
“Do të ndërpresim të gjitha tregtitë me Spanjën. Ne nuk duam të kemi të bëjmë asgjë me Spanjën”, shtoi ai.
Komentet e Trumpit erdhën pasi ShBA-ja zhvendosi 15 avionë, përfshirë anije cisternash për furnizim me karburant, nga bazat ushtarake Rota dhe Moron në Spanjën jugore, pasi udhëheqja socialiste e vendit tha se nuk do të lejonte që ato të përdoren për të sulmuar Iranin.