Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe kandidati për president nga demokratët, Joe Biden, do të jenë në televizionet amerikane për shkak të mos mbajtjes së debatit presidencial të dytë të tyre, i cili ishte anuluar pasi Trump nuk mori pjesë në një debat virtual të tyre.
Paraqitjet e Trump dhe Biden do të mbahen këtë të enjte nga ora 20:00, me orën lokale të Kosovës i bie në ora 02:00 pas mesnate, Trump do jetë në kanalin televiziv NBC dhe Biden në kanalin ABC.
Atyre votuesit do t’u dërgojnë pyetje direkte, ku ata do të kenë mundësinë të iu përgjigjen.
Presidenti i SHBA-së u largua nga debati kur mori vesh se ai do të mbahej virtualisht nga frika e koronavirusit, shkruan Reuters.