×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Trump deklaron sërish se dëshiron të takojë Putinin për t’i dhënë fund luf*tës në Ukrainë

    FrontOnline
    01 Shkurt 2025

    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë më 31 janar se ai dhe presidenti rus, Vladimir Putin mund të bisedojnë shumë shpejt dhe të bëjnë të ditur diçka të rëndësishme drejt dhënies fund të konfliktit në Ukrainë.

    “Ne do të flasim, dhe mendoj që do të bëjmë diçka të rëndësishme”, ka thënë Trump para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë. “Ne duam t’i japim fund asaj lufte”.

    Sipas Trumpit, administrata e tij veçse ka pasur “diskutime shumë serioze për luftën në fjalë”, dhe për tentimet për t’i dhënë fund saj.

    “Është një situatë pa asnjë kuptim dhe duhet të marrë fund”.

    Trump nuk ka treguar se kush prej administratës së tij ka qenë në kontakt me rusët, mirëpo ka insistuar se dy palët “veçse po flasin”. Ai nuk ka treguar nëse personalisht është përfshirë në diskutime.

    Trump ka thënë javën e kaluar se do të dëshironte të takohet me Putinin sa më shpejt për t’i dhënë fund luftës.

    Ai ka thënë se në bazë të asaj që ka dëgjuar, edhe Putin do të dëshironte ta takonte.

    “Secilën ditë që nuk takohemi, ushtarët po vriten në fushëbetejë”, ka thënë ai më 23 janar.

    Keith Kellogg, gjeneral i pensionuar amerikan, i angazhuar për t’i udhëhequr bisedimet për dhënie fund të luftës, ka thënë në një konferencë për media më 7 janar se janë duke u bërë parapërgatitje për bisedimet mes Trumpit dhe Putinit.

    Ai ka thënë se ka mundësi që Trump do të arrijë të bisedojë me Putinin dhe me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

    Trump ka thënë në fushatën zgjedhore se do t’i japë fund konfliktit në Ukrainë brenda 24 orëve të marrjes së detyrës. Tani shpreson që t’i japë fund luftës brenda gjashtë muajsh.

    Përgjatë fushatës, Trump ka thënë se Rusia nuk do ta pushtonte kurrë Ukrainën, nëse ai do të ishte president, ndërsa këtë pretendim e ka përsëritur edhe më 31 janar.

    Trump është kritik i ndihmës që i ka dërguar Uashingtoni Kievit, dhe ka thënë se Ukraina do të duhej të bënte koncesione para nisjes së luftës, gati tre vjet më parë.

    Në një intervistë të realizuar së fundmi për një televizion shtetëror rus, Putin e ka lavdëruar Trumpin si “burrë të mençur dhe pragmatik”, i cili është i fokusuar në interesat amerikane.

    “Ne kemi pasur gjithmonë marrëdhënie të stilit biznesor, pragmatik, por edhe në mirëbesim, me presidentin aktual amerikan”, ka thënë Putin.

    Presidenti rus e ka hedhur poshtë mundësinë e bisedimeve direkte për paqe me Zelenskyn. Putin ka thënë se nuk e konsideron Zelenskyn lider legjitim të Ukrainës.

    Zgjedhjet në Ukrainë do të duhej të mbaheshin më 31 mars 2024, mirëpo janë shtyrë sepse shteti është ende nën gjendje të luftës, për shkak të konfliktit./REL/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni06 Mars 2025
    Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Tiran137, ku një ambulancë është përplasur me një automjet në zonën...
    Bota/Rajoni06 Mars 2025
    Presidenti Donald Trump ka lëshuar atë që e quan “paralajmërimin e fundit” ndaj Hamasit për të liruar të gjitha pengjet e mbetura...
    Bota/Rajoni05 Mars 2025
    Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, gjatë një adresimi të mërkurën, ka thënë se liderët e BE-së po takohen për një samit “të...
    Të tjera
    Lajme06 Mars 2025
    Tashmë kur ka përfunduar numërimi i të gjitha votave nga zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, ndonëse ende nuk është certifikuar rezultati zgjedhor,...
    Lajme06 Mars 2025
    Dita e djeshme shënoi 27-vjetorin e së Ushtrisë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. E me këtë rast, do të mbahen homazhe nga...
    Lajme06 Mars 2025
    Me rastin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka vendosur që të ketë një...
    Lajme06 Mars 2025
    Në kuadër të aktiviteteve shtetërore në shënim të 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, krerët e shtetit, sot në ditën e dytë të...
    Bota/Rajoni06 Mars 2025
    Presidenti Donald Trump ka lëshuar atë që e quan “paralajmërimin e fundit” ndaj Hamasit për të liruar të gjitha pengjet e mbetura...
    Lajme06 Mars 2025
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se moti sot do të jetë me diell. Në njoftimin e këtij instituti bëhet...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.