Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka postuar sërish në Twitter duke përsëritur pretendimet e tij të pabazuara për mashtrim me vota.
Trump pretendoi për mashtrime gjatë procesit të numërimit, por nuk ofroi prova të tjera.
Numërimi i votave është duke vazhduar akoma në disa shtete, përfshirë Arizonën dhe Georgian, por deri tani Biden vazhdon të kryesojë. Analistët thonë se nuk ka gjasa që ndonjë sfidë ligjore ose rinumërim të lëkundë fitoren e Joe Biden.