Diferenca në vota në shtetet e mbetura në zgjedhjet presidenciale në SHBA.
Ish-zëvendëspresidenti Joe Biden tani po udhëheq në raport me presidentin Donald Trump në Georgia, një kthesë mahnitëse e ngjarjeve në një shtet dikur të besueshëm republikan që Trump duhet të fitojë në mënyrë që të rizgjidhet president, raporton Cnn.
Këto janë rezultatet e reja nga pesë shtetet kryesore ku ende nuk ka përfunduar numërimin.
Georgia – 99% të votave të numëruara, Joe Biden dhe Donald Trump vazhdojnë të jenë në një ‘luftë’ të ngushtë
Pennsylvania – 96% të votave të numëruara, Donald Trump ka epërsinë prej 0.3%
Arizona – 90% të votave të numëruara, Joe Biden ka epërsi prej 1.6%
Nevada – 89% të votave të numëruara, Joe Biden ka epërsi prej 0.9%
North Carolina – 95% të votave të numëruara, Donald Trump ka epërsi prej 1.4%