Në Kosovë jo rrallëherë kritikohet cilësia e punimeve në rrugë.
Punimet me cilësi të dobët në infrstrukturë po bëjnë që të shëmtohet edhe vet qyteti/komuna.
Njësoj ka ndodhur edhe në komunën e Vushtrrisë.
Një lexues në adresë të IndeksOnline ka dërguar disa pamje se si rregullohet trotuari në qytetin antik.
Në bazë të fotografive shihet se ky trotuar po shtrohet mbi bazën e baltës, në vend të zhavorit.
Në fotografi mund të shihet kjo punë e kompanisë fituese të tenderit në Vushtrri.
E kështu, për shkak të mosprofesionalizimit pas “rregullimit” të tilla pas një kohe të shkurtër duhet intervenuar përsëri për të përmirësuar gabimin.