Vetëm pak ditë më parë, Beatrix Ramosaj, ka paralajmëruar një befasi për fansat e saj në ditëlindjen e 28-të.
E me këtë rast ajo ka ardhur me një projekt muzikor, i treti pas daljes nga “BBV”.
“Vonë” titullohet kënga e saj e cila është publikuar fiks pas mesnate.
Në këtë këngë Beatrix prapë ka ca “kunxha” për Donaldin me të cilin krijoi lidhje gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e “Big Brother Albania VIP”.
“Thuj menemadhe , Se kur e pate , nuk dite se majte , von o per falje”, është një rresht i kësaj kënge e ku duket se Trixa ka ca “kunxha” për Donaldin.