Pasi u fut me vonesë në studio sepse grimi i kishte marrë 4 orë, Trixa ia doli më në fund të paraqitej në karrigen e saj, duke kërkuar ndjesë për vonesën.
Ajo falënderoi produksionin që i dha kohën e duhur për paraqitjen e saj të parë në ekran pasi dol inga shtëpia e Big Brother.
“Kanë qnë ditë të vështira, vështirësi të ambjentohesha. Fat që kam patur familjarët që më kanë qëndruar afër. Gjithashtu edhe miqtë”, tha Beatrix.
Kam marrë mesazhe shumë të gjata, i falënderoj të gjithë. Nuk e mendoja se do ishte kështu, vazhdoi ajo pa përmendur për as edhe një moment mesazhe apo energji negative.
“Ti kishe shumë frikë si do të priste publiku, por me sa duket të ka pritur mirë”, e pyeti prezantuesja, Arbana Osmani. Dëshmi është edhe kënga jote e re, vazhdoi ajo.
“Muzika është vendi ku unë ndihem e sigurt”, tha Trixa. Arbana e pyeti më tej a e ndjek Big Brother. Trixa u përgjigj që ditët e para nuk shqitej dot nga televizioni por e shikon gjithmonë sepse ka gjysmën e saj aty brenda.