Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, është njëri nga personazhet më të komentuara në rrjete sociale.
Postimet e saj gjithmonë marrin vëmendje të madhe.
Së fundi ajo ka mahnitur me paraqitjen e saj ndryshe nga ajo që kemi parë më herët.
Këngëtarja mori vëmendje me veshjet tradicionale shqiptare duke i kombinuar me një stil modern.
E njëjta ka bërë që të komplimentohet në masë të madhe për sharmin dhe elegancën që ka përcjell.
Ndryshe, lidhja e saj me Donaldin brenda “BBV” ishte ndër temat më të komentuara të këtij viti.