Tridhjetë e dy pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Prizrenit.
Drejtori i këtij spitali, Afrim Avdaj tha se 2 prej tyre janë në intubim.
“Ne Spitalin e Prizrenit janë të hospitalizuar 51 pacientë, 32 kanë rezultuar pozitive me COVID, 19 janë të pakonfirmuar 2 të intubuar, kurse të tjerët janë me oksigjen”, tha Avdaj.
“Pacientët pozitiv janë duke u trajtuar në repartin e Infektives, Pomologjisë, Neurologjisë dhe Dermatologjisë, ndërsa rastet e dyshuara dhe të pakonfirmuara janë duke u trajtuar në repartin e Internës”, shprehet Avdaj.
Numri i të infektuarve me COVID-19 ka filluar të rritet kohën e fundit në Prizren.
Dje, janë regjistruar 20 raste të reja, kurse sot 5 raste me COVID-19.