Njëri nga të dyshuarit për sulmin terrorist në “Iber-Lepenc”, Jovan Viçentieviq ka dal sot para Gjykata Themelore të Prishtinës.
Atij i është caktuar masa prej 30 ditësh paraburgim, për sulmin në kanalin Ibër-Lepencit.
Avokati i të dyshuarit Nebojsha Vlajiç, ka thënë se klienti i tij, nuk ka qenë afër në momentin kur ka ndodhur shpërthimi. Ndërsa ka pohuar se armatimi që i është gjetur në shtëpinë e tij, s’ka të bëjë me sulmin e 29 nëntorit.
“Nuk i është caktuar ende masa e paraburgimit. Kur ka ndodhur shpërthimi ai s’ka qenë afër. Ne kemi kërkuar lirimin e tij”, ka thënë ai.
Ndryshe, Prokuroria Speciale dje ka bërë të ditur se në koordinim me Policinë e Kosovës janë kryer disa kontrolle në disa lokacione të ndryshme, ku janë gjetur dhe sekuestruar armë të ndryshme dhe pajisje tjera.
Lidhur me sulmin terrorist janë shoqëruar në stacionin policor 10 persona, ku dy prej tyre D.V dhe D.M janë ndaluar ku për personin D.V. është parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit dhe masa e paraburgimit është caktuar nga Gjykata për 1 muaj, kurse i dyshuari D.M nga Prokuroria është liruar në procedurë të rregullt.
Policia dhe organet e drejtësisë po vazhdojnë veprimet hetimore për këtë rast.