Si sot, tre vite më parë, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri kishin pushtuar mediet Botërore, pas dy golave të bukur në fitoren 2-1 të Zvicrës kundër Serbisë në Kupën e Botës.
Simboli i shqiponjës në ndeshjen e Kupës së Botës shkaktoi tensione dhe reagime të shumta, sidomos në Serbi. Futbollistët, Xhaka dhe Shaqiri shënuan dy gola duke mposhtur Serbinë, ndërsa festën e shoqëruan duke bërë simbolin e Shqiponjës.
Federata Serbe kishte akuzuar dy shqiptarët e Zvicrës se “turbulluan turmat me shfaqjen e mesazheve politike dhe fyese për tifozët serbë”.
Dyshja, atëkohë u dënua me nga 10 mijë franga, por dënimin ua pagoi një biznismen shqiptar nga Amerika.