Java e 30-të në Superligën e Kosovës në futboll vazhdon sot me tri përballje tejet interesante.
Padyshim, kryendeshja e sotme dhe e kësaj xhiro do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gjilan, shkruan FrontOnline.
Në Anamoravë, Drita dhe Prishtina do të përballen mes vete në një përballje të rëndësishme për titullin e kampionit.
Nga ana tjetër, Ballkani që gjithashtu është në garë për titull, në Suharekë e pret Gjilanin e Ismet Munishit.
Lufta për titull në elitën e futbollit të Kosovës po zhvillohet “ngushtë” nga Ballkani, Prishtina dhe lideri Drita.
Dhe për fund, Llapi është nikoqir i Trepçës ’89 në “duelin e mbijetesës” në “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Të trija ndeshjet nisin nga ora 15:00./FrontOnline/