Tri raste të tjera të gripit të derrit afrikan janë konfirmuar në derrat e egër në Gjermaninë Lindore, në rajonin e Brandenburgut, njoftoi sot Ministria e Bujqësisë.
Deri më tani, janë konfirmuar 94 raste të gripit të derrit, i cili u regjistrua për herë të parë më 10 shtator.
Asnjë kafshë në ferma nuk u prek nga virusi, i cili u gjet vetëm në kafshët e egra, raporton Reuters.
Kina dhe blerësit e tjerë aziatikë të mishit të derrit ndaluan importet nga Gjermania, menjëherë pasi u raportua rasti i parë.
Për shkak të kësaj, çmimi i mishit të derrit kinez shënoi ngritje, ndërsa çmimi i mishit të derrit gjerman ra.
Sidoqoftë, gjermanët e stabilizuan çmimin me rritjen e eksporteve të mishit të derrit në vendet e Bashkimit Evropian.