Tri raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit.
Viktima femër ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, i dyshuari ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj.I njëjti është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti është raportuar të ketë ndodhur në Prishtinë.
Një rast tjetër i dhunës u raportua mbrëmë në Istog.
Është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që i njëjti e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten. Viktima ka marrë tretman mjekësor dhe është liruar,Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Rreth orës 15:30 policia ka arrestuar një person të dyshimtë në Gjakovë, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar dy viktimat.Të lënduarat kanë pranuar tretman mjekësor.Në konsultim me prokurorin kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje