×
  • Kronika
  • Kronika

    Tri raste të dhun*ës në familje në raportin 24 orësh, dy të dyshuar dërgohen në mbajtje

    FrontOnline
    27 Tetor 2024

    Tri raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit.

    Në Prishtinë, djali dyshohet se e ka kanosur nënën e tij.

    “DHUNË NË FAMILJE- Prishtinë / 26.10.2024 – 21:00.  Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti pas një mosmarrëveshje me viktimën-nënën e tij kosovare, të njëjtën e ka kanosur. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari është dërguar për trajtim e shërim të mëtutjeshëm.”

    Edhe në Klinë, një djalë e ka kanosur nënën e tij dhe anëtarët e tjerë të familjes.

    “DHUNË NË FAMILJE- Klinë / 24.10.2024 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti për shkak të një mosmarrëveshje ka kanosur e fyer viktimën kosovare-nënën e tij dhe anëtarët e tjerë të familjes. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.”

    Ndërkaq në Istof një person është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij.

    “Istog / 26.10.2024 – 21:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti në gjendje të dehur, e ka fyer e ofenduar dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës-bashkëshortes së tij kosovare duke e goditur me grushte, ndërsa djali i tyre ka ndërhy për t’i larguar, por i dyshuari duke i kërcënuar të dy i kishte larguar nga shtëpia.  Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

    Nga Rubrika
    Kronika27 Tetor 2024
    Një 38-vjeçar në Rrëshen ka humbur jetën aksidentalisht teksa ishte duke riparuar kovën e ekskavatorit. Policia e Shqipërisë tha se ngjarja ndodhi...
    Kronika27 Tetor 2024
    Në mesnatën mes të premtes dhe të shtunës, një incident është shënuar në Zveçan. Në oborrin e shtëpisë së një zyrtareje policore...
    Kronika27 Tetor 2024
    Një burrë është gjetur pa shenja jete në Leposaviq. Policia njofton se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion dhe...
    Të tjera
    Lajme27 Tetor 2024
    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, ka thënë se “themelimi i Bankës Zhvillimore në Kosovë po bëhet realitet”. Murati po...
    Lajme27 Tetor 2024
    Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë, EULEX e mirëpret vendimin e Policisë së Kosovës për të njoftuar Inspektoratin...
    Lajme27 Tetor 2024
    Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, është ngjitur në majën e Lubotenit bashkë me familjen e tij. Kështu ka...
    Lajme27 Tetor 2024
    Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka përkujtuar ish-kryetarin e Suharekës, Ukë Bytyçin, në 22-vjetorin e vrasjes së tij. Përmes një postimi në...
    Lajme27 Tetor 2024
    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka nisur ditën e sotme me energji pozitive. Ai në një foto të shpërndarë në faqen e...
    Lajme27 Tetor 2024
    Favorizimi nga niveli qendror i komunave me kryetarë nga partia në pushtet duke marrë më shumë mjete financiare për kokë banori, dëmet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.