Në Prizren janë raportuar tri raste të ndryshme për dhunë ndaj grave, vetëm gjatë ditës së shtunë.
Në rastin e parë, rreth orës 9 të mëngjesit, viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.
Pasdite, një burrë është arrestuar, pasi që nën ndikim të alkoolit, ka kanosur bashkëshorten dhe vajzën, sipas raportit 24-orësh të policisë.
Ndërkohë, në mbrëmje, një grua ka raportuar se është kanosur nga bashkëshorti,duke u kërcënuar me jetë dhe duke ushtruar dhunë fizike. I dyshuari së bashku shokun e tij, dyshohet se përmes telefonit kanë kërcënuar edhe menaxherin e kompanisë ku punon viktima dhe një punëtore në atë kompani.