Interi nuk ka të ndalur. “Nerazzurrët” e kanë regjistruar fitoren e radhës në elitën e futbollit italian.
Në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të në Serie A, Interi është përballur me Cagliarin, shkruan FrontOnline.
Ndeshja që u zhvillua në “Giuseppe Meazza” i takoi Inteirt me rezultat minimal, 1:0.
Golin e vetëm dhe të nderit për vendasit e shënoi Matteo Darmian në minutën e 77-të të ndeshjes.
Me këtë fitore, Interi mbetet në krye të tabelës me 74 pikë të tubuara.
Kurse, Cagliari ndodhet në vendin e 18-të me 22 sosh./FrontOnline/