×
  • Lajme
  • Lajme

    Tri parimet e Kosovës për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse janë të panegociueshme

    FrontOnline
    04 Dhjetor 2020

    Pasditën e sotme ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla ka pritur në takim ministrin në detyrë për Evropë dhe Punë të Jashtme, Gent Cakaj. Temë diskutimi në këtë takim ishte edhe procesi i dialogut Kosovë-Serbi. Që të dy homologët shprehën pajtimin e Kosovës karshi Serbisë për marrëveshje gjithëpërfshirëse janë të panegociueshme.

    Haradinaj-Stublla pas këtij takimi në një konferencë për medie tha se tani është koha për marrëveshje finale gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë. Ajo bëri thirrje tek shteti serb që të respektojnë marrëveshjen e arritur në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator.

    “Rreth dialogut me Serbinë jam e lumtur që me ministrin Cakaj ndaj të njëjtën bindje se është koha për marrëveshje finale gjithëpërfshirëse me Serbinë për njohje reciproke duke respektuar tri parimet të cilat I përsërisë gjithmonë. Tri parimet e dakorduara me koalicionin qeverisës të Qeverisë Hoti të cilat janë integriteti territorial, rendi kushtetues dhe karakteri unitar I Republikës së Kosovës. Teksa ne po mbajmë këtë konferencë po vazhdojnë gërmimet masive në Kizhevac vazhdojnë të bëhen edhe në prani të palës kosovare, dhe dua të shprehë dhimbjen time dhe të qeverisë së Kosovës me të gjithë familjarët e të prekurve duka u uruar forcë që të kalojnë edhe këtë dhimbje të dyfishtë e cila u përsëritet ditëve të fundit që nga zbulimi I varrezave masive“, tha ajo.

    Ndërsa, sa i përket përfshirjes së shqiptarëve të Preshevës në dialogun Kosovë-Serbi, Haradinaj-Stublla u shpreh e rezervuar duke thënë se kjo i takon kryeministrit të vendosë.

    “Republika e Kosovës është e përkushtuar të mbetet dhe të avancoj rrugëtimin e saj drejtë përfundimit të procesit të dialogut i cili mbi një dekadë. Por duhet të ketë parasysh edhe qasjen simetrike të BE ndaj Kosovës dhe Serbisë të jetë e njëjta qasje zakonisht ne kemi parë një nguti ndaj kritikave ndaj Kosovës, por nuk e kemi parë të njëjtën dinamik ndaj Serbisë sidomos në rastet kur shkelen parimet e fqinjësisë së mirë dhe parimet mbi të cilat kemi disa marrëveshje të nënshkruara dhe nuk respektohen….Sa i përket kërkesës të bashkëkombësve tanë të Luginës për përfshirje në procesin e dialogut ju e dini që kjo kompetencë i takon ekskluzivisht kryeministrit të vendit dhe këtë duhet të trajtohet në kuadër të kompetencave të kryeministrit dhe këtu rezervohem nga qëndrimet e mija”, tha Haradinaj-Stublla.

    Homologu i saj nga Republika e Shqipërisë, Gent Cakaj u pajtua se tri parimet e Kosovës për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse në mes Kosovës dhe Serbisë janë të panegociueshme.

    “Duke vënë theksin e veçantë dialogun me Serbinë ndamë krejtësisht të njëjtën pikëpamje dhe tri parime janë të panegociueshme viza vizë natyrisht çështja e njohjes së ndërsjellët, respektimi i integritetit territorial të Kosovës dhe tre I rendit kushtetues. Kosova dhe Shqipëria nuk do mend e mbase nuk ka nevojë as për ta theksuar duhet të flasin me një zë jo vetëm karshi zhvillimeve në rajon por edhe më gjerë“, theksio Cakaj.

    Në takimin me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla me ministrin në detyrë për Evropë dhe Punë të Jashtme, Gent Cakaj ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e shqiptarë të Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit. Pas këtij takimi u nënshkruan tri marrëveshje bashkëpunimi./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lajme19 Nëntor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i është kthyer edhe njëherë temës së doracakëve të Ministrisë së Arsimit për Edukatën...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, ka thënë se Albin Kurti dikur e quante presidentin Rugova si “kolaboracionist”. Kurti...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Ariana Musliu-Shoshi, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), ka folur rreth komisionit hetimor për proceset e mbarvajtjes së punës në Ministrinë e...
    Të tjera
    Sport19 Nëntor 2024
    UEFA ka hapur një hetim për të gjykuar rastin në ndeshjen mes Rumanisë dhe Kosovës, ku ka njoftuar në faqen e tyre...
    Lajme19 Nëntor 2024
    100 mijë euro grant nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, i përfitoi edhe vëllai i deputetës së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore...
    Bota/Rajoni19 Nëntor 2024
    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Zijadin Sela, e vlerësoi si skandaloze paraqitjen e dy kryeministrave pas mbledhjes së...
    Sport19 Nëntor 2024
    Portieri legjendar Gianluigi Buffon ka shpërfillur Cristiano Ronaldon kur emëroi lojtarin më të mirë me të cilin ka luajtur ndonjëherë. Ish-portieri italian...
    Sport19 Nëntor 2024
    FIFA do të detyrohet t’ia paguajë 3 milionë euro dëmshpërblim skuadrës së Barcelonës për shkak të lëndimit që e pësoi në muajin...
    Vip19 Nëntor 2024
    Edi ka komplimentuar Sarën për dukjen. “Mos fol bre, shumë të mirë e ki zonin. Ti ske nevojë me fol se bukuria...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.