Barazoi pa gola me Ballkanin në “Zahir Pajaziti” dhe që nga ajo ndeshje, nuk mori më asnjë pikë.
Llapi humbi në dy udhëtime radhazi, duke u mposhtur 1-0 në Klinë nga Dukagjini dhe 2-1 prej Gjilanit, njofton Klankosova.tv.
E në xhiron e 11-të të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll, e cila zhvillohet këtë mesjavë, podujevasit rikthehen në fushën e tyre, për t’u sfiduar nga ekipi me formën më të dobët në kampionat, Feronikeli’74.
Por pavarësisht se “Nikli” ka vetëm dy pikë në dhjetë javë, që të dyja i mori ndaj konkurentëve për pjesën e epërme të tabeles.
Skuadra nga Drenasi barazoi me Malishevën dhe Dritën, raporton Klankosova.tv.
Llapi synon patjetër t’i arkëtojë pikët e plota në këtë ballafaqim, në mënyrë që ta mbajë hapin për titullin kampion, kurse për Feronikelin’74, çdo pikë e humbur në vazhdim të edicionit 2024/25, e afron pranë Ligës së Parë për vitin e ardhshë