Saga rreth largimit të Lionel Messit nga Barcelona po vazhdon.
Sipas “Eurosport”, Messi i ka dorëzuar presidentit Joan Laporta tri kërkesa në rast se e duan atë në klub, shkruan FrontOnline.
Nëse plotësohen këto kërkesa, Messi do ta zgjasë kontratë, përndryshe ai do të largohet nga Barcelona pa kompensim.
Kushti i parë i Messit është që Bacelona ta sjellë një superyll në fazën e sulmit për t’ia lehtësuar punën atij.
Në këtë listë bëjnë pjesë Sergio Aguero, Erling Haaland, Lautaro Martinez dhe disa të tjerë.
Nga ana tjetër, Messi dëshiron që Barcelona t’i kthejë talentet e saj dhe ta ndërtojë lojën rreth Ansu Fatit, Pedrit dhe Ilaix Moribas.
Kërkesa e fundit është që Messi të jetë në kontakt të vazhdueshëm me Laportan për të ditur planet dhe strategjinë për zhvillimin e klubit./FrontOnline/