×
  • Lajme
  • Lajme

    “Tri gabimet intelektuale të Blerim Rekës”

    FrontOnline
    02 Maj 2020

    Filozofi Blerim Latifi nëpërmjet një shrkimi në Facebook thotë se Ministrit në Detyrë i Integrimeve Evropiane, Blerim Reka dje në komentin e tij mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuse ka bërë tre gabime esenciale intelektuale.

    Më poshtë Latifi rëndit tre gabimet që sipas tij ka bërë Reka.

    Postimi i plotë:

    Tri gabimet intelektuale të Blerim Rekës

    E lexova një koment të Blerim Rekës mbi vendimin e djeshëm të Gjykatës Kushtetuese. Në pak paragrafë, që përmban teksti i tij, doktori shkupjan i drejtësisë bën tri gabime esenciale intelektuale.
    Gabimi i parë: Kushtetuta nuk është roman, thotë Reka. Teza e tij, qartësisht, ka konotacion pezhorativ për letërsinë. Demek, sipas logjikës së tij, interpretimi letrar është çështje joserioze, ndërsa interpretimi i kushtetutës është shkencë precize. Ky mendim diletant nuk thotë asgjë për letërsinë, por thotë shumë për autorin e tij. Një intelektual që flet në mënyrë të tillë për letërsinë, s’bën gjë tjetër veçse na tregon se ka defekte serioze në formimin e tij kulturor.

    Gabimi i dytë: Gjykata kushtetuese nuk e interpreton atë që ka dashur të thotë autori i kushtetutës, por vetëm atë çka thotë teksti në letër i kushtetutës, thotë Reka. Si jurist Reka do duhej të dinte se që nga Monteskjeja dhe Etërit Themelues të Kushtetutës së SHBA-s, bëhet dallimi midis letrës së ligjeve dhe shpirtit të ligjeve. Interpretimi literal i tekstit të kushtetutës nuk është i gjithë interpretimi i saj. Ai bëhet i plotë kur bëhet edhe interpretimi i frymës(shpirtit) së kushtetutës, e me këtë term duhet kuptuar qëllimet dhe vlerat politike për të cilat është shkruar kushtetuta. Pra, intepretimi i kushtetutës nuk është kurrë puro teknik. Vendimi i djeshëm i Gjykatës kushtetuese për pezullimin e dekretit të presidentit, duket qartë se respekton këto dy dimensione të intepretimit kushtetues. Ligji i Gjykatës Kushtetuese, në nenin 27 të tij, thotë se kjo gjykatë vendos masa të përkohshme pezullimi “ndaj një çështjeje që është objekt i procedurës, nëse këto masa janë të nevojshme për të evituar rreziqe ose dëme të pariparueshme, ose nëse marrja e këtyre masave të përkohshme është në interes publik”. Rrezikimi i interesit publik nuk mund të përcaktohet vetëm me letrën e kushtetutës. Është i nevojshëm edhe shpirti i saj. Siguria e popullit është ligji më i lartë i shtetit dhe intepretimi i kushtetutës i bindet këtij parimi.

    Gabimi i tretë: Reka na fton që për të kuptuar argumentin e tij duhet që të lexojmë Hans Kelsenin, të cilin Reka e quan “baba i konstitucionalizmit”. Po ta bënte këtë gabim një student drejtësie i vitit të parë, do të arsyetohej disi, por kur e bën një doktor i jurisprudencës, vërtet duhet të na vij keq për të. Kelseni është jurist i vonë dhe kushdo që ka lexuar ndonjë tekst serioz në fushën e filozofisë të së drejtës, e merr vesh se konstitucionalizmi në mendimin juridik perëndimor fillon me Platonin dhe Aristotelin. Platoni në veprën e tij “Ligjet” shkruan se begatia e shoqërisë njerëzore mund të jetësohet vetëm atëherë ligjet janë mbi të gjithë. Ai e definonte rendin kushtetues si një rend ku ligji është padron i pushtetit dhe pushteti shërbëtor i tij. Pas Platonit, Aristoteli, në librin “Politika”, thotë decidivisht se sundimi i ligji është më i pëlqyeshmi se sundimi i individëve. Në ato që Aristoteli i quan “regjime të drejta politike”, ai e konsideron “Politenë” apo rendin kushtetues, si formën më të avancuar të këtyre regjimeve. Në epokën moderne është Xhon Loku, filozofi anglez, ai që vuri themelet e konstitucionalizmit liberal, në veprën e tij “Traktati i dytë mbi qeverinë civile”, më shumë se dy shekuj para Kelsenit. Vetë Kelseni hyri në jurisprudencë përmes filozofisë politike, problemi themelor i të cilës, nga Platoni tek John Rawls, është problemi i drejtësisë. Punimi i disertacionit i Kelsenit ishte një studim mbi filozofinë politike të Dante Aligierit, poetit të madh të Mesjetës, i cili teoritizonte për shtetin sekular të ndarë nga religjioni. “Teoria e pastër e ligjit” e Kelsenit është zhvilluar nën ndikimin e “normativizmit të pastër” të Imanuel Kantit. Ligji suprem, thotë Kanti, është një normë universale e pastër, në kuptimin se vendoset nga arsyeja e pa ndikuar nga interesat e ndryshme. Carl Schmitt, rivali teorik i Kelsenit, e thotë diku se “kur juristët fillojnë me mendu, bëhen filozofë”. Blerim Reka duhet të filloj që të mendoj.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.