Shkencëtarët japonezë kanë vërtetuar se përbërësi kryesor në fiq – benzaldehidi, kontribuon në zvogëlimin e tumoreve te njerëzit. Gjegjësisht, ata pohojnë se ky frut me lëng ka treguar rezultate të shkëlqyera në zvogëlimin e rrezikut të kancerit të prostatës.
Ata gjithashtu thonë se ndihmon me kancerin e gjirit në periudhën pas ndërprerjes së menstruacioneve. Përveçse janë antikancerogjene, fiqtë janë treguar të kenë një efekt të dobishëm në nivelet e kolesterolit në gjak. Sterolet bimore të tilla si stigmasterol dhe lanosterol, të cilat përmbahen në fiq, lidhen me molekulat e kolesterolit në zorrët dhe kështu ndërhyjnë në thithjen e tij.
Omega 3 dhe 6 janë të rëndësishme për shëndetin e organeve kardiovaskulare
Omega 3 dhe omega 6, me të cilat fiqtë janë të pasur, janë shumë të rëndësishme për shëndetin e organeve kardiovaskulare. Fiqtë janë një burim i mirë i kaliumit, një mineral që rregullon presionin e gjakut.
Për shkak të sasisë së sheqerit që përmbahet në fiq, diabetikët këshillohen të kenë kujdes kur e përdorin atë. Sidoqoftë, nëse përdoret në moderim, nevoja për insulinë tek diabetikët mund të zvogëlohet./FrontOnline/