×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Tri arsye pse kafeja mund t’ju bëjë të ndieni të përziera

    FrontOnline
    31 Maj 2024

    Kafeja pëlqehet nga miliona njerëz në të gjithë botën për shijen e saj dhe aftësinë për të rritur nivelet e energjisë. E megjithatë ajo mund të shkaktojë disa efekte të padëshirueshme.

    Ajo që i jep kafesë shijen e saj tipike, pra acidet, mund të shkaktojnë shqetësime edhe pas konsumit të një filxhani.

    Keni refluks acidi

    Stomaku është një mjedis acid dhe për shkak se kafeja përmban acide, kjo rrit aciditetin duke shkaktuar shqetësime.

    Këto acide mund të përshpejtojnë tretjen e ushqimit, kjo është arsyeja pse disa njerëz ndjejnë nevojën urgjente për të përdorur tualetin pasi pinë kafe.

    Sipas ekspertëve acidi në kafe mund të shkaktojë edhe simptoma gastrointestinale si urth, refluks acidi dhe fryrje.

    Për ata që kanë refluks acidi, pirja e kafesë mund të shkaktojë të përziera. Dhe ata që përjetojnë refluks kronik të acidit mund të jenë më të prirë për të ndier përziera pas kafesë.

    Pini kafe me stomak bosh

    Shumë njerëz sapo zgjohen i drejtohen menjëherë filxhanit të kafesë. Kafeja duke qenë acide, kur konsumohet me stomakun bosh mund të irritojë mukozën e stomakut dhe të mund të shkaktojë të përziera.

    Gjithashtu kafeina stimulon sekretimin e acidit gastrik, një lëng tretës që ndihmon në shpërbërjen e ushqimit.

    Kjo gjë shkakton shqetësime në stomak kur prodhohet në sasi të tepërt dhe t’ju shkaktojë të përziera.

    Si të parandalohen të përzierat nga kafeja?

    Nëse përjetoni rregullisht të përziera nga kafeja, mund të konsideroni të reduktoni sasinë që konsumoni.

    Dhe nëse keni ndërmend të reduktoni konsumimin e kafesë, bëjeni këtë gjë me ngadalë.

    Këtu janë disa rekomandime nga dietologët se si mund të filloni.

    Kalo te kafeja me aciditet të ulët

    Opsionet e kafesë me acid të ulët përfshijnë kafe pa kafeinë, ekspres, kafeja e ftohtë, të cilat janë më të buta me stomakun.

    Shtoni qumësht

    Shtimi i qumështit në kafe mund të ulë aciditetin dhe ta bëjë atë më të tolerueshme për stomakun tuaj.

    Pini kafe pas vaktit

    Për të reduktuar të përzierat pas pirjes së kafesë, provoni të konsumoni ushqim para se të pini kafe.

    Hani ushqime të pasura me kalcium sepse ai ndihmon në neutralizimin e acidit të stomakut dhe të kafesë.

    Gjithashtu kujdesuni të konsumoni ujë në sasi të mjaftueshme. /Agroweb

    Nga Rubrika
    Lifestyle31 Dhjetor 2024
    Viti 2025 pas pak orësh fillon , duke sjellë premtimin për fillime të reja dhe mundësi të reja Astrologjia na ofron një...
    Lifestyle31 Dhjetor 2024
    Gjeli i detit është një nga sfidat më të mëdha të një amviseje për menunë e vitit të ri. Me të, një...
    Lifestyle31 Dhjetor 2024
    Dy studime të reja të publikuara këtë vit kanë arritur në përfundimin se njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut...
    Të tjera
    Lajme31 Dhjetor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Vitin e Ri 2025. Ajo ka postuar në Facebook një fotografi familjare. “Me dëshirën...
    Bota/Rajoni31 Dhjetor 2024
    80 për qind e Porto Rikos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka mbetur pa rrymë në vigjilje të Vitit të Ri....
    Lajme31 Dhjetor 2024
    Viti 2024 shpërfaqi ndryshime të shumta në Kosovë. Fillimisht, tkurrja e popullsisë u konfirmua me regjistrimin e sivjetmë të popullsisë. Ky regjistrim...
    Lajme31 Dhjetor 2024
    Në Prizren sonte ka ndodhur një shpërthim si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike. Kjo ka bërë që të përfshihen nga flakët...
    Lajme31 Dhjetor 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka sjellë atmosferën festive nga shtëpia e tij së bashku me familjen në festën e Vitit të...
    Lajme31 Dhjetor 2024
    Një incident i rëndë ka ndodhur pak para ndërrimit të moteve në qytetin e Prizrenit. Mediat locale kanë publikuar pamje të momentit...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.