Treshi Përsheshi Junior’s u krijua në fillim të muajit janar.
Kështu ata sollën një frymë të re dhe nostalgjike që në fillim të vitit.
Ndërkaq ky projekt u prit shumë mirë nga publiku, e kjo ishte një shtysë drejtë një projekt tjetër të radhës.
Këtë e ka bërë të ditur Artan Thaçi, djali i aktorit të mirënjohur, Rasim Thaçi(Cima), në “Instagram” duke paralajmëruar kështu një projekt tjetër të ri që shumë shpejtë do të publikohet.
Ndërkohë, Treshi Përsheshi Junior’s u krijua nga tre djemtë e tre humoristët më të mirë në vend, Ibrahim Krajkova – Lecit, Rasim Thaçit – Cimës, dhe Sevdai Radogoshi – Qumilit.