Trepça shënoi fitoren e dytë me radhë në elitën e basketbollit kosovar ndaj Vëllaznimit me rezultat 87-65.
Mitrovicasit e fituan çerekun e parë me rezultat 13-15, teksa shkëputja ndodhi në periudhën e dytë kur Trepça e mbylli me 20 pikë epërsi këtë pjesëlojë.
Ndërsa në dy çerekët tjerë loja ishte sërish e niveluar.
Teksa në fund të takimit, Trepça shënoi fitore me 22 pikë dallim.
Tek “xehetarët”, luajtën e gjithë ekipa teksa më të dalluarit ishin Cambridge me 19 pikë, Hunter me 18 sosh dhe Tmusic i cili shtoi edhe 14 tjera.
Për vendasit më i mirë në këtë takim ishte Alston me 17 pikë, teksa pikë dyshifrore shënuan edhe Arbër Sinani 12 dhe Anderson 11 sosh.
Vëllaznimi në tri ndeshjet e para në elitë ka një fitore e dy humbje, kurse Trepça i ka të zhvilluara vetëm dy lojë, pasi ndeshjen me Bashkimin nuk e ka zhvilluar për arsye të angazhimeve në garat evropiane.
Sfidën e radhës skuadra nga Mitrovica e luan ndaj Sigal Prishtinës kurse gjakovarët do të kenë punë me Proton Cable Prizrenin./Gazeta Express