×
  • Sport
  • Sport

    Trepça mposht Borën për fitoren e pestë këtë sezon në elitën e basketbollit kosovar

    FrontOnline
    26 Tetor 2024

    Trepça ka arritur fitore bindëse ndaj Borës me rezultatin 57:74 (16:15, 6:17, 15:22, 20:20) në javën e shtatë të ProCredit Superligës.

    Skuadra nga Mitrovica e kontrolloi lojën nga fillimi deri në fund, duke realizuar një seri mbresëlënëse prej 17 pikësh në çerekun e dytë, ku Bora kishte vështirësi të shënonte, duke përfunduar me vetëm 6 pikë në atë periudhë.

    Trepça mbajti epërsinë që nga fillimi, ndërsa Bora u përpoq vazhdimisht të rikthehej në lojë.

    Dardan Kapiti, qendra vendore e Trepçës, ishte lojtari më i dalluar i ndeshjes, duke kontribuar me 18 pikë, 15 kërcime dhe 2 asistime.

    Nga ana tjetër, Jalen Graham ishte më i dalluar për Borën me 21 pikë, 12 kërcime dhe 1 asistime.

    Me këtë rezultat, Trepça regjistron 5 fitore dhe 2 humbje në këtë sezon, ndërsa Bora vazhdon të ballafaqohet me sfida, duke pasur 6 humbje dhe vetëm një fitore./Telegrafi/

     

    Nga Rubrika
    Sport26 Tetor 2024
    Kosova ka arritur një fitore të madhe në përballjen vendimtare për kualifikimin në raundin e dytë të Botërorit, duke mposhtur Bosnjë-Hercegovinën me rezultat...
    Sport26 Tetor 2024
    Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani ka shkëlqyer sot (e shtunë) me ekipin e tij Elversberg në Bundesliga 2, duke shënuar...
    Sport26 Tetor 2024
    Dukagjini i Klinës e ka ndalur në barazim kampionin e tri edicioneve të fundit në Kosovë, Ballkanin. Dukagjini dhe Ballkani të shtunën...
    Të tjera
    Lajme26 Tetor 2024
    Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza ka zhvilluar sot takime me qytetarët në Dragash. Ai se po takohet me qytetarë në...
    Bota/Rajoni26 Tetor 2024
    Në Nju Jork, një grup pjesëtarësh të diasporës shqiptare protestuan gjatë takimit që kryeministri Edi Rama kishte organizuar me shqiptarët në Amerikë....
    Bota/Rajoni26 Tetor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është pritur nga qindra mërgimtarë në Nju Jork gjatë ditës së sotme. Nga postimi në faqen zyrtare...
    Lajme26 Tetor 2024
    Në shoqërinë e sotme, të ndikuar nga mediat sociale, joshja nga tendencat në internet mund të çojë shpesh edhe në veprime me...
    Lajme26 Tetor 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka dënuar fuqishëm sulmin ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxherit. Ajo tha se ky akt është sulm edhe ndaj...
    Lajme26 Tetor 2024
    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka reaguar pas sulmit fizik ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri. Peci tha se dhuna nuk është...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.