Trepça ka shënuar fitore edhe në ndeshjen e dytë të “Play-out”-it, duke siguruar një vend në Superligë edhe për edicionin e ardhshëm.
Skuadra mitrovicase ka shënuar fitore ndaj Istogut 94:85 (21:16, 22:21, 20:25, 31:23).
“Minatorët” kishin fituar edhe takimin e parë 70:99, andaj e kishin më të lehtë përballjen, ku duhej të mos humbisnin me 30 pikë dallim.
Kështu skuadra me traditë në basketbollin e Kosovës do të vazhdojë të jetë anëtare e elitës së basketbollit.
Në sfidën e dytë, Dino Butorac dhe Besnik Azemi shënuan nga 17 pikë, kurse me 15 kontribuoi Drilon Hajrizi, ndërsa te Istogu u dallua Diamant Shabani me 26 pikë dhe 13 kërcime.