×
  • Sport
  • Sport

    Trepça kampione e Kosovës, mposht Yllin me dramë në finalen e pestë

    FrontOnline
    23 Maj 2024

    Trepça ka shënuar fitore ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 67-66 në ndeshjen e pestë të finales së play-offit në Superligën e Kosovës në basketboll, duke u shpallur kampion.

    uharekasit kanë qenë shumë të mirë në çerekun e parë, duke dominuar nga fillimi për ta mbyllur me rezultat 16-10.

    Alonzo Verge Jr dhe Jalen Nesbitt e nisën mirë takimin duke shënuar pikë, ndërsa te Trepça pesë lojtarë kishin nga dy pikë.

    Trepça e fitoi çerekun e dytë me rezultat 20-11, ndërsa pjesa e parë u mbyll me rezultat 30-30, duke treguar se ishte një ndeshje shumë e fortë dhe me pak diferenca.

    K. Bracy-Davis shkëlqeu në këtë çerek, duke shënuar 9 pikë për Trepçën, ndërsa tek ylli shkëlqeu Alonzo Verge Jr.

    Ylli e fitoi çerekun e tretë me rezultat 11-7, për ta mbyllur me rezultat të përgjithshëm 41-37.

    Se ndeshja do të ishte e fortë dhe me pak diferenca, do ta konfirmonte fillimi i çerekut të katërt. Trepça e ka nisur shumë mirë çerekun e fundit, duke arritur një epërsi prej katër pikësh pas një serie prej 12-4.

    Pas kësaj serie rezultati shkoi në 49-45 për minatorët. Nga këtu filluan faulet teknike, ku Erion Kastrati mori dy të tilla dhe u përjashtua.

    Alonzo Verge Jr u kujdes që të mos krijohet epërsi, duke shënuar për 50-49.

    Darnell Edge, mori minatorët mbi super në minutat e fundit me pikë dhe topa të vjedhur për t’i quar te fitorja, pasi pikët e Verge Jr e afruan rezultatin në 67-66, por jo mjaftueshëm.

    Darnell Edge dhe Brandon Edwards me nga 15 pikë dhe Kevin Bracy-Davis me 13 pikë e quan Trepçën drejt fitore.

    Paraqitja fantastike e Alonzo Verge Jr me 28 pikë nuk i ndihmoi Yllit të triumfonte në fund. /Telegrafi

    Artani: Stresi e Andi u gëzuan për ndarjen e Julit, s’duhet t’iu gëzohesh fatkeqësive të të tjerëve (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Sport16 Qershor 2024
    Italia mposhti Shqipërinë 2-1, pasi pësoi gol në mënyrë të pabesueshme pas 23 sekondash lojë. Trajneri i të kaltërve, Luciano Spalletti, po...
    Sport16 Qershor 2024
    Trajneri Sylvinho u shfaq i zhgënjyer me rezultatin ndaj Italisë, por vlerësoi paraqitjen e skuadrës, teksa theksoi se ekipi u pa në...
    Sport15 Qershor 2024
    Kombëtarja e Shqipërisë pësoi humbje me rezultat 2-1 ndaj Italisë në ndeshjen hapëse të Kampionatit Evropian 2024, e vlefshme për grupin B....
    Të tjera
    Opinione16 Qershor 2024
    Pse presidenti francez Emmanuel Macron do të rrezikonte duke mbajtur zgjedhje që ka të ngjarë t’i fitojë e djathta ekstreme? Sepse ai...
    Lajme16 Qershor 2024
    Tetë deri në dhjetë vjet, i duhet një qytetari të presë nëse dëshiron që çështjet civile të zgjidhen nga gjyqësori në Kosovë....
    Bota/Rajoni16 Qershor 2024
    Nga dita e sotme qytetarët e Shqipërisë me pasaporta të rregullta mund të udhëtojnë pa viza drejt Azerbajxhanit. Lajmin e bëri të...
    Lifestyle16 Qershor 2024
    Dashi Parashikohet një muaj i ri i mbushur me evente interesante për tu rikthyer në lojë, pas një periudhe përhumbje, sidomos në...
    Front TV16 Qershor 2024
    Ceremonia e faljes së Namazit të Kurban Bajramit është mbajtur në Xhaminë e madhe në Prishtinë. Në prezencë të një rrethi të...
    Lajme16 Qershor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron në Zvicër, atje ku po mbahet Samiti i Paqes për Ukrainën. Osmani në kuadër të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.