×
  • Sport
  • Sport

    Trepça fiton sfidën e parë kualifikuese në Champions

    FrontOnline
    18 Shtator 2024

    Trepça ka fituar ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e Kampionëve.

    Në Antalia të Turqisë, mitrovicasit fituan ndaj skuadrës qipriote, Keravnos 82:79 (23:14, 21:30, 19:12, 19:23).

    Ndeshja në fakt ka qenë shumë interesante, duke u vendosur në çastet e fundit.

    Kampionët e Kosovës e nisën shumë më mirë ndeshjen, duke e fituar çerekun e parë 23:14, por kundërpërgjigja e qipriotëve nuk vonoi shumë, ku pjesa e parë përfundoi baras, 44:44.

    ‘Xehetarët’ sërish ishin më të mirë në periodën e tretë, por Keravnos u rikthye, duke e bërë ndeshjen shumë interesante.

    Vendimtar ishte treshja e MVP së Superkupës, Desmond Cambridge për 80:79, kurse dy pikët nga Malik Johnson nga gjuajtja e lirë ngritën epërsinë në 82:79, derisa basketbollistët e Keravnos, në aksionin e fundit tri herë tentuan për tri pikë, por pa sukses.

    Te Trepça u dalluan Mikaile Tmusiq me 20 pikë e gjashtë kërcime, Desmond Cambridge me 22 pikë dhe Samuel Hunter me 10 pikë e gjashtë kërcime.

    Trepça të premten do të ndeshet me kampionin e Çekisë, Nymburk.

    Nëse arrin në finale, Trepça do të luajë përballë fituesit nga takimet në mes të: Kutaisi (Gjeorgji), Levice (Sllovaki) e Kalev/Cramo (Estoni).

    Në kualifikime janë 24 skuadra që do t’i bashkohen 28 skuadrave që tashmë janë përcaktuar për edicionin e ri./RTK

    Bigbrother Vip Kosova dhe Bigbrother Vip Albania në Artmotion
    Nga Rubrika
    Sport18 Shtator 2024
    Futbollisti kroat, Ivan Perisic është prezantuar sot zyrtarisht si lojtar i ri i PSV Eindhoven.  Perisic nënshkroi një kontratë me gjigantin holandez...
    Sport18 Shtator 2024
    Albion Rrahmani, Qazim Laçi, Indrit Tuci dhe Ermal Krasniqi. Këta janë katër futbollistët shqiptarë që luajnë për Sparta Pragën. “Shqipet” duket se...
    Sport18 Shtator 2024
    Ka përfunduar baras pjesa e parë e ndeshjes së Ligës së Kampionëve në mes KB Trepçës dhe Keravnosit . Çerku i parë...
    Të tjera
    Lajme18 Shtator 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Drenas, ka caktuar masën e paraburgimit për një muaj për të dyshuarin E.G., i cili akuzohet...
    Lajme18 Shtator 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, me rastin e vdekjes së ish-deputetit të PD-së, Gerti Bogdani ka ndarë një telegram...
    Lajme18 Shtator 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka reaguar lidhur me kërkesat e Serbisë, pas takimit të djeshëm në Bruskel, ndërmjet...
    Lajme18 Shtator 2024
    Kuvendi i Komunës së Prishtinës ka dështuar ta miratojë buxhetin për vitin 2025 në mungesë kuorumi, meqë asambleistët e Partisë Demokratike të...
    Lajme18 Shtator 2024
    Deputeti i VV-së, Gramos  Agusholli, është deklaruar për FrontOnline lidhur me statistikat e papunësisë që i ka prezantuar VV-ja dhe është shprehur...
    Lajme18 Shtator 2024
    Agjencia Kosovare e Privatizimit ka njoftuar se Arben Limani ka dhënë dorëheqje nga pozita e Drejtorit Ekzekutiv (DE) duke e njoftuar Bordin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.