×
  • Sport
  • Sport

    Trepça e fiton edhe Superkupën e Kosovës

    FrontOnline
    11 Shtator 2024

    Trepça e ka fituar Superkupën e Kosovës në basketboll, pasi ka triumfuar ndaj Prishtinës.

    Në finalen e zhvilluar të mërkurën në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, “Xehetarët” kanë triumfuar me rezultat 89:73.

    Për Trepçën ky ishte titulli i dytë me radhë i Superkupës dhe i treti në përgjithësi.

    Pas çerekut të parë të barabartë, Trepça e ka përfunduar çerekun e dytë me rezultat 26:19, ndërsa i treti ka përfunduar 22:17. Prishtina është përpjekur të kthehej në lojë në çerekun e katërt, duke u afruar deri në gjashtë pikë, por nuk ia ka arritur ta përmbysë rezultatin. Çereku i fundit ka përfunduar 27:22 për Trepçën, duke vulosur fitoren e mitrovicasve.

    Lojtarët më të dalluar për Trepçën kanë qenë Desmond Cambridge Jr me 15 pikë, katër kërcime dhe pesë topa të rrëmbyer, ndërsa Sammy Hunter ka realizuar 18 pikë dhe gjashtë kërcime. Larry Thomas ka shënuar 13 pikë dhe ka dhënë pesë asistime, ndërsa Malik Johnson ka kontribuar me 11 pikë dhe gjashtë asistime.

    Për Prishtinën, Damire Burns ka qenë më i dalluari me 12 pikë dhe 10 kërcime, ndërsa Jaleen Moore ka realizuar 20 pikë, tetë kërcime dhe gjashtë asistime, megjithatë ka pasur shtatë topa të humbur. Jawachi Nzeakor ka shtuar 13 pikë për skuadrën kryeqytetase, por me efikasitet të ulët./RTK

    KEDS fillon pilot projektin për inspektimin e rrjetit elektrik me dron
    Nga Rubrika
    Sport12 Shtator 2024
    Trepça është fituese për të dytin vit me radhë e Superkupës së Kosovës në basketboll. Teksa në finale mitrovicasit mposhtën Sigal Prishtinën...
    Sport11 Shtator 2024
    Ylli i futbollit portugez dhe një nga lojtarët më të njohur në botë, Cristiano Ronaldo, ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj trajnerit të...
    Sport11 Shtator 2024
    Ilir Daja është prezantuar si trajneri i ri i Dinamos së Tiranës. Trajneri i njohur shqiptar rikthehet pas trembëdhjetë vitesh te "Nëndetësja...
    Të tjera
    Lajme11 Shtator 2024
    Ditë më parë, në Kosovë qëndroi emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, i cili pati një takim me kryeministrin Albin Kurti...
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    Ish-kryetari i PS dhe ish kryeministri shqiptar, Fatos Nano përsëri me probleme shëndetësore. Dy burime të pavarura nga njëri-tjetri, i konfirmuan Top...
    Lajme11 Shtator 2024
    Rusia dëshiron të “hapë një front të ri kundër Perëndimit” duke destabilizuar Ballkanin Perëndimor, ka thënë presidentja Vjosa Osmani në një intervistë...
    Lajme11 Shtator 2024
    Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për rastin e sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjska. Për këtë çështje në “Pressing”...
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    Bitcoin pësoi një rënie pasi investitorët iu përgjigjën debatit presidencial amerikan midis kandidates demokrate, Kamala Harris dhe rivalit republikan, Donald Trump, i...
    Lajme11 Shtator 2024
    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, është shprehur e bindur se kandidati i partisë së saj për kryeministër, Bedri Hamza, është më i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.