Ndërmarrja publike “Trepça” ka njoftuar se ka dërguar padi ndaj një ish-punëtori sepse sipas njofftimit, ai kishte marrë pagë pa punuar.
Referuar njoftimit të lëshuar nga “Trepça” bëhet e ditur se i njëjti ka përfituar pagë të dhënë pa bazë.
“Me datën 24.9.2024 Menaxhmenti i Trepça Sh.A. ka dërguar Padi për kompensimin e dëmit në emër të pasurimit pa bazë ndaj kontratës me nr.prot:545 për shkak se i njëjti ka vazhduar të marrë pagë nga Trepça Sh.A., pa punuar, me ç’rast i njëjti ka përfituar pagë të dhënë pa bazë (pasurimi i pa bazë)”, thuhet në njoftim.
“Trepça” ka njoftuar se në pajtim me nenin 194 të LMD-së ka paraqitur këtë padi për kompensimin e dëmit në emër të pasurimit pa bazë.