Skuadrat favorite, Besa Famgas e Prishtina kanë shmangur përballjen mes tyre në gjysmëfinale të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.
Shorti i tërhequr të premten nga Komesari i Garave, Istref Sadriu, ka përcaktuar që në gjysmëfinalen e parë të takohen Trepça e Besa Famgas, përcjell FrontOnline.
Ndërsa gjysmëfinalja e dytë është në mes të Prishtinës dhe Kastriotit.
Ndeshjet gjysmëfinale janë më 21 maj në Istog. Ndërsa finalja është më 22 maj, po ashtu në Istog.
Fillimisht do të luhen ndeshjet finale të plejofit ku takohen Besa Famgas e Prishtina dhe ku përcaktohet kampioni për edicionin 2020/2021./FrontOnline/