Trepça ’89 nuk ka arritur të mbijetojë në Superligën e Kosovës pasi sot është mposhtur nga Dukagjini në ndeshjen e barazhit dhe atomatiksiht nga edicioni i ri do të bëjë gara në Ligën e Parë, shkruan Demokracia.com
Sipas ‘minatorëve’ e gjithë kjo ndeshje, por edhe i gjithë kampionati ishte një skenar dhe drejtojnë gishtin nga gjyqtarët madje edhe në adresë të FFK-së.
Reagimi i plotë të KF Trepça ’89:
Paturpesia e strukturave te FFKsë shkeli mi djersën e lojtarëve te Tepçes 89 ! Sot sikur edhe disa here më parë ishim te demtuar ne dy situata , minuta e 20 ne situate te volitshme per gol , ngritet flamuri per situate jashte loje ! Gjirimet tregojne se nuk ishte ofsajt ( prove eshte gjirimi)! Dhe ne situaten e dyte kah fundi i lojes ishte nderhyrje per penalti e cila nuk u akordua ! Gjirimi si prove tregon te kunderten ! Arbitrit me stem te FIFA-se duhet ti vije turp por ai ka ardhur me direktiva nga kreu i FFK-se e qka presim me mire kur kreu i FFK-se eshte i akuzuar per HARAQE !
KJO ESHTE KOSOVA JONE !
Me keqardhje por krejt ky kampionat eshte i kurdisur !
Kjo nuk ka ndodhe pa dijenine e FFKsë , meq nuk kemi ku te ankohemi ne vendin tonë atehere na mbetet te ankohemi ne organet e UEFA-se per paregullsine e kampionatit si dhe lidhjen e koalicioneve jo parimore në dëm të futbollit Kosovarë te cilin me mund te madhe e kemi ngritur aty ku eshte sot…