Një aksident ka ndodhë në Ferizaj, ku treni ka goditur një veturën, raporton Front Online.
Rastin për Front Online e konfirmuar Kanun Veseli nga zyra për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj.
Ai tha se në veturë ka qenë vetëm një person dhe nuk ka të lënduar, por vetëm dëme material.
“Në ora 19:55 në udhëkryqin që lidh rrugën “ Rexhep Bislimi” me rrugën Bajram e Gurse Sylejmani ka ndodhur aksidenti mes trenit dhe një veture.Aksidenti është vetëm me dëme material. Njësiti Hetimor të Aksidentëve është në vendin e ngjarjes”, tha Veseli për Front Online.