×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Tregu i lirë i energjisë/ Paralajmërohet mbyllja e bizneseve e humbja e vendeve të punës

    FrontOnline
    31 Korrik 2025

    Gjykata Komerciale e Kosovës ka njoftuar të mërkurën se ka anuluar pjesërisht vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për daljen e bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike, duke e cilësuar si të kundërligjshëm dhe të zbatuar në kundërshtim me procedurat ligjore.

    Sipas aktgjykimit KA.nr.301/25, Gjykata ka anuluar pikën IV të vendimit të ZRRE-së nr.275/24 të datës 05.04.2024 dhe gjithashtu ka anuluar tërësisht njoftimin e datës 12.03.2025, që obligonte bizneset me mbi 50 punëtorë apo qarkullim mbi 10 milionë euro në vit të kalonin në tregun e hapur nga 1 qershori. Gjykata theksoi se vendimi është i menjëhershëm dhe me efekt të drejtpërdrejtë juridik, duke pezulluar zbatimin deri në një vendim përfundimtar.

    Nga ana tjetër, Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike ka njoftuar se të gjitha bizneset në Kosovë me mbi 50 punëtorë ose qarkullim vjetor mbi 10 milionë euro që nuk kanë lidhur kontratë me ndonjë furnizues të licencuar të energjisë elektrike, do të mbesin pa rrymë.

    Pas ZRRe, edhe KEDS-i ka lajmëruar se nga sot do të nisë shkyçjen nga rrjeti për konsumatorët që që aktualisht nuk kanë një marrëveshje të rregullt furnizimi me rrymë pas vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për liberalizimin e tregut të energjisë.

    Njohësit e fushës së ekonomisë kanë vlerësuar se nëse hyn në fuqi sërish vendimi i ZRRe-së, Kosova do të hyjë në fazën më të rëndë ekonomike.

     

    OEK: Do të mbyllen shumë bizneseve dhe do të ketë mungesë investimesh në Kosovë

    Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me ndikimin e daljes në tregun e lirë për bizneset.

    Rafuna e cilësoi këtë si goditje për ekonominë e vendit, duke paralajmëruar pasoja të rënda për bizneset dhe qytetarët.

    “Kjo do të ndikonte keq në ekonominë e vendit tek bizneset dhe qytetarët. Bizneset janë duke i pritur faturat e energjisë që si kanë marr ende për muajin qershor-korrik për me pa sa është çmimi i energjisë dhe shumë që duhet të paguhet dhe pas kësaj duhet ta shohin se me çfarë vlere do ti lidhin kontratat dhe do të vinë me një vendim”, u shpreh Rafuna.

    Rafuna potencoi se nëse kërkohet protestë, OEK do t’i përkrahë bizneset.

    Ai ka paralajmëruar se do të rritët numri i të papunësuarve në Kosovë.

    “Nëse kërkesa është për protesta ne i përkrahim bizneset. Bizneset do dëmtohen shumë se ofertat që i kanë pas deri sot 300-400 varet edhe sasia e energjisë elektrike, do kemi shumë biznese që do të mbyllen dhe rritje të papunësisë e s’do kemi as investime të huaja”, ka deklaruar ai.

     

    Shahini: Rrezikohen mbi 80 mijë vende pune, bizneset po ngulfaten

    Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, për “Front Online” ka folur për ndikimin tek bizneset dhe punëtorët e punësuar nëse dalin në tregun e lirë.

    Shahini thotë se me këtë testohen mbi 1,300 biznese për përfitime të operatorëve të caktuar.

    “Një operator ekonomik teston më shumë se 1 mijë e 300 operator të tjerë për të përfituar më shumë”, u shpreh Shahini.

    Shahini ka shtuar se në Kosovë po mungojnë investitorët e huaj.

    “Bizneset do të ngulfatën me këtë vendim dhe po rrezikojnë më shumë se 80 mijë persona që të mbesin pa punë, për investitorët e huaj s’po flasim se askush s’po vjen por edhe këta që janë po ikin të investojnë në vendet e tjera”, ka deklaruar Shahini.

     

    Oda e Afarizmit: Po dëmtohen bizneset, ende nuk ka fatura për energjinë e shpenzuar

    Drejtori i Odës së Afarizmit të Kosovës, Kushtrim Ahmeti ka deklaruar se bizneset në Kosovë po dëmtohen nga disa vendime të mirë menduara.

    Sipas Ahmetit, bizneset janë të paqartë për sasinë e konsumuar dhe koston e energjisë, pasi ende nuk kanë marrë asnjë faturë.

    “Këtë kryeneçi dhe mos gatishmëri që të dalë të koordinohemi ne kemi qenë të që të bisedojmë e të dakordohemi. Bizneset ende nuk e kanë të qartë se sa kanë shpenzuar energji dhe sa do ju kushtojë për muajin qershor e korrik s’ka ardh asnjë faturë”, potencoi Ahmeti.

     

    Ish-ministri i Tregtisë: Furrat e bukës në rrezik, energjia pritet t’u dyfishohet

    Ismet Mulaj, ish-ministri i Tregtisë, ka paralajmëruar se energjia mund t’u dyfishohet furrave të bukës në rast se bizneset dalin në treg të lirë.

    Ai paralajmëroi ulje të numrit të të punësuarve dhe mbyllje të mundshme të bizneseve.

     “Bizneset po i sjell në një situatë të panjohur. Një pjesë e bizneseve do ta ulin numrin e të punësuarve e vonesa të pagave , tatimeve. Do të ketë edhe mbyllje të bizneseve, do të atakohen furrat se 90% punojnë me energji e atyre do t’i dyfishohet energjia”, përfundoi Mulaj për “Front Online”.

    Nga 1 qershori 2025, të gjitha ndërmarrjet e mëdha në Kosovë kanë qenë të detyruara të furnizohen me energji nga tregu i lirë, sipas vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE).

    Ky hap është promovuar si reformë drejt konkurrencës dhe përputhjes me standardet evropiane, por ka nxitur pakënaqësi të mëdha në sektorin privat.

    Bizneset kanë protestuar për shkak të çmimeve të larta, mungesës së furnizuesve dhe mungesës së përgatitjes institucionale./Front Online/

     

     

     

     

     

     

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Shitja masive e aksioneve europiane u ndal të mërkurën, ndërsa vëmendja u zhvendos drejt Azisë – përfshirë një rënie rekord në Seul,...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një avion luftarak F-35 izraelit rrëzoi një avion luftarak iranian YAK-130 mbi Teheran, sipas ushtrisë izraelite, duke shënuar herën e parë që...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Eksperti Koen Herlaar pohoi se në 16 vite përvojë pune si pjesë e Institutit Kriminalistik të Holandës i ka kryer 24 akt-ekpertiza...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvenedosje për President. Gazeta Express merr...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Pentagoni ka publikuar emrat e katër ushtarëve rezervë të Ushtrisë Amerikane të vrarë në luftën kundër Iranit. Ata ishin midis gjashtë anëtarëve...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Irani është afër zgjedhjes së Udhëheqësit të ri Suprem, thotë zyrtari Irani është afër zgjedhjes së një Udhëheqësi të ri Suprem për...
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.