×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Tregtia e jashtme, 245.5 milionë euro deficit gjatë muajit shtator

    FrontOnline
    24 Tetor 2020

    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin shtator të këtij viti, ku të dhënat tregojnë për një deficit tregtar më të ulët për -4.5% në muajin shtator, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2019, gjegjësisht në vlerë prej 245.5 milionë eurosh, krahasuar me deficitin prej 257.2 milionë eurosh në vitin 2019.

    Sipas ASK-së, eksporti mbulon importin me 14.5%.

    “Eksporti i mallrave në muajin shtator 2020 kishte vlerën 41.7 milionë euro, ndërsa importi 287.2 milionë euro, që është një rritje prej 8.6% për eksport, dhe një rënie prej -2.8% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2019. Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 23.7% të eksporteve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 13.5% të eksporteve e përbëjnë produktet bimore; 13.3% të eksporteve e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; 12.7% të eksporteve e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 9.6% të eksporteve e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 6.8% të eksporteve e përbëjnë produktet minerale; 4.6% të eksporteve e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 4.5% të eksporteve e përbëjnë tekstili dhe artikujt prej tij, etj. Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 13.3% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 12.0% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 11.3% e përbëjnë mjetet e transportit; 11.1% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 9.5% e përbëjnë produktet minerale; 7.9% e përbëjnë produktet e industrisë kimike; 7.8% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre, etj. Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 15.3 milionë Euro, ose rreth 36.8% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 19.2%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania (13.3%), Britania e Madhe (3.7%), Holanda (3.3%), etj”, thuhet në njoftim.

    ASK sqaron se importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 119.5 milionë euro, ose 41.6% e importeve të përgjithshme, me një rënie prej -16.0%.

    “Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga: Gjermania (13.3%), Italia(5.0%), Polonia (3.2%), Greqia (2.6%), etj. Në muajin shtator 2020, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 18.5 milionë Euro, ose 44.6% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 15.9%. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Shqipëria (15.6%), Maqedonia e Veriut (10.5%), Serbia (9.5%), dhe Mali i Zi (7.3%). Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s, në muajin shtator 2020, arritën në 62.4 milionë euro, ose 21.7% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 46.7%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Shqipëria (7.2%), Serbia (6.6%) dhe Maqedonia e Veriut (5.8%). Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 7.7 milionë Euro, ose 18.6%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport vlen të përmenden: SHBA (8.6%), dhe Zvicra (7.1%).Kurse, importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 105.2 milionë euro, ose 36.6%”, thuhet në njofitm.

    Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin Turqia me 12.3% dhe Kina me 10.1%.

    Nga Rubrika
    Artikull i Sponsoruar09 Janar 2025
    BKT Kosova, si një nga bankat më të mëdha komerciale në tregun e Kosovës, lanson produktin e saj të ri të gjelbër...
    Ekonomi03 Janar 2025
    Remitancat e huaja në Kosovë arritën në 1,224 miliardë euro në periudhën janar-nëntor, nga 1,208 miliardë euro në të njëjtën periudhë të...
    Ekonomi25 Dhjetor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se kanë përgatitur një formular online për ata të cilët duan që vullnetarisht të heqin...
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    Një veturë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e djeshme në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë. Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë...
    Lajme10 Janar 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se mbështetja për Lëvizjen Vetëvendosje ka rënë ndjeshëm, duke pretenduar se kjo parti nuk i kalon...
    Lajme10 Janar 2025
    Zëvendës Sekretari i Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë. Ai...
    Lajme10 Janar 2025
    I pari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, pak ditë para se ta përfundoi mandatin e tij si president i...
    Lajme09 Janar 2025
    Një veturë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë, e që fatmirësisht nuk ka të lënduar....
    Lajme09 Janar 2025
    Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka kritikuar qeverinë aktuale të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje duke e...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.