Einxhel Shkira dhe Ilir Shaqiri kanë patur vazhdimisht debate në shtëpinë e “Big Brother VIP”. I fundit ishte gjatë spektaklit të djeshëm, ku debatuan për pagjumësinë, pasi Einxhel dhe disa banorë të tjerë shqetësonin Ilirin.
Ndërkohë sot, Einxhel me disa prej tyre kanë gjykuar strategjinë e lojës së tij.
Moderatorja e ka akuzuar Ilirin se vetëm për vëmendje dhe për efekt të lojës tregoi në publik ngjarje personale që i përkisnin të shkuarës.
‘’Ai për lojë riktheu një histori që nuk i përket fare fazës së tanishme të jetës së tij. Imagjino që kur njeriu arrinë të tregojë gruan dhe dashnoren për lojë…’’,-tha ajo duke rikujtuar momentin kur Iliri ka bërë publike tradhëtinë e tij.
Më tej Einxhel shtoi se vetëm për protagonizëm në lojë ai nuk ‘’kurseu’’ në këtë histori as vajzën e tij, së cilës iu desh që të mësonte tradhëtinë e babait të saj nëpërmjet ekranit, mendim që e ndante edhe Arbri.