×
  • Lajme
  • Lajme

    Trefishim i patrullimeve me plus 1.400 trupa të KFOR’it – Kurti mërgimtarëve u flet për “integritet territorial cep më cep”

    FrontOnline
    23 Dhjetor 2024

    Tash kemi integritet territorial, cep më cep.

    Këngës zgjedhore me refren sovraniteti, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shtoi edhe vargje të integritetit territorial – kjo në pritje të mërgatës në një restaurant luksoz në Prishtinë, ku u kërkoi “dy fish” vota më shumë se në vitin 2021.

    “[…] paramendojeni çka bëjnë ju ma ne i dyfishu”.

    Se çka ka të bëjë sovraniteti e integriteti territoral me votë eventuale të dyfishuar të mërgatës për Vetëvendosjen…vështirë për t’u thënë. Por, çka mund të thuhet për ato dy rrafshe komplementare?

    Fillimisht, çka tha Kurti…

    Çdo e nënta euro shkon ose për Ministrinë e Mbrojtjes ose për Ministrinë e Punëve të Brendshme, sepse ne e dimë shumë mirë sa shumë kemi vuajtur e humbur në të kaluarën sepse nuk i kemi pasur forcat tona”.

    “E tash Kosova e ka ligjshmërinë, kushtetuetshmërinë, e ka sovranitetin shtetëror, e ka integritetin territorial cep më cep si asnjëherë më parë”, tha Kurti para mërgimtarëve.

    E vërteta, rëndom, qëndron në anën më të hidhët për t’u përtypur.

    Në cep-më-cepësinë e integritetit territorial në vend janë shtuar rreth 1 mijë e 300-400 trupa të Forcës Paqembajtëse të NATO-s – që në fjalë të vetë Albin Kurtit opzozitar “nuk mbrojnë integritetin territorial të Kosovës, por Rezolutën 12/44”.

    KFOR ka rritur praninë për rreth 28%, si dhe trefishuar e katërfishuar patrollimet në veri të Kosovës si dhe përgjatë vijës kufitare rreth 400 kilometërshe me Serbinë.

    Se si shkojnë sovraniteti dhe integriteti territorial – i.e kapaciteti për të ushtruar autoritet, dhe hapësira ku ushtrohet ai autoritet pa palë të ndërmjetme, penguese, me mandat jashtë-e-brenda kushtetues – me rritjen e pranisë së KFOR-it që operon me Rezolutë 12/44, është një kundërthënie në vete.

    Por, zgjedhjet…dhe mërgata.

    Kurti vazhdoi para mërgimtarëve të flet stërthjeshtueshëm për çështje të luftimti të krimit dhe korrupsionit, të cilën sipas tij, ndonëse vendi “ ka 200 prokurorë e 400 gjyqtarë”, qeveria po e lufton atë “duke iu falënderuar popullit të Kosovës”.

    Kosova i ka 200 prokurorë edhe 400 gjyqtarë, megjithatë ne vazhdojmë pjesën më të madhe të krimit edhe të korrupsionit ta luftojmë duke iu falënderu popullit të Kosovës, policisë, qeverisë edhe grupit tonë parlamentar”, tha ai.

    Dështimi për ta bërë reformën në drejtësi, vettingu e Byroja e Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme, ishin lajtmotiv edhe kësaj here, “për pastrim të vendit”, siç tha ai, “të të gjithë njerëzve jo kompetente ose pa integritet”.

    Këtë, tha ai, po e thotë sepse “më pyetët a do të arrini që fshisën ta çoni deri në fund”.

    Mos gaboni me u dorëzu, nëse ju nuk dorëzoheni me 9 shkurt 2025, 364 ditë në vijim mos dorëzim i keni të garantume prej neve e prej meje”, tha ai.

    Kurti kërkon 500 mijë vota.

    Si para-sllogan të kësaj fushate, Kurti e ka nxjerrë kërkesën për “500 mijë vota” për, siç ka thënë ai, një qeveri të ardhshme që s’do të varej “nga Lista Serbe dhe klubi i stërvjetëruar politik”.

    “E kemi shtruar sovranitetit në njëqind për qind të vendit”, ishte ajo çka Kurti e jepte si pikë të Arkimedit të qeverisjes së vet.

    Nga Rubrika
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Disa dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën këtë pasdite në Beograd për një protestë të madhe kundër presidentit populist serb Aleksandar Vuçiç dhe...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill tha se çështja e të drejtave të serbëve që jetojnë në Kosovë është një nga...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) ka përfunduar “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për Gjeneratën 01-2024 të Forcës së Sigurisë së...
    Të tjera
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqi, për FrontOnline, ka kritikuar Qeverinë Kurti, për shpenzimet e saj në udhëtime dhe telekomunikime, duke...
    Vip23 Dhjetor 2024
    Xheneta dhe Gjesti kanë biseduar me njëri-tjetrin rreth marrëdhënies së tyre. Xheneta e pyeti Gjestin për momentet më të veçanta, ndërsa e...
    Kronika23 Dhjetor 2024
    Është raportuar se në një shtëpi ka depërtuar një predhë e armës që ka ardhur nga drejtimi i panjohur. Në raportin e...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Pritjet për të hyrë në Kosovë tek pika kufitare e Dheut të Bardhë arrijnë deri në 1 orë. Sipas të dhënave të...
    Kronika23 Dhjetor 2024
    Është arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë disa herë me armë zjarri. Policia ka njoftuar se...
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Ministri i Jashtëm jordanez Ayman Safadi është paraparë të shkojë në Damask të hënën për t'u takuar me liderin e ri të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.