×
  • Sport
  • Sport

    Tre vjet nga vdekja e basketbollistit Gazmend Sinani

    FrontOnline
    23 Qershor 2021

    Sot janë bërë tre vjet nga vdekja e basketbollistit të njohur, Gazmend Sinani, i cili kishte humbur jetën në një aksident trafiku.

    Gazi ishte një basketbollist luftarak dhe gjithmonë i dashur nga tifozët dhe bashkëlojtarët. Ai ishte shembull si luftohet për fanellën e skuadrës, por edhe të Përfaqësueses së Kosovës. Sinani ishte shembull për të gjithë, përcjell FrontOnline.

    Ai ishte anëtar i Kosovës, që nga pranimi i FBK-së në FIBA, ndërsa fanella me numër 15 është pensionuar përgjithmonë.

    Kosova humbi një basketbollist të shkëlqyer, por edhe një djalë të jashtëzakonshëm. Kujtimi për të do të mbetet përgjithmonë.

    Gazmend Sinani ishte 27 vjeçar. Pasi kaloi grupmoshat e reja në Prishtinë, karrierën e vazhdoi në Turqi, ku ishte pjesë e akademisë së Fenerbahçes dhe kombëtareve turke të grupmoshave të reja.

    Në Kosovë ka luajtur për Prishtinën, Bashkimin e Rahovecin, kurse në klube të ndryshme turke është paraqitur disa edicione.

    Më 2017/18 luajti në ligën elite në Angli. Ai ka mbetur në zemrat e të gjithë basketbolldashësve./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Sport20 Nëntor 2024
    Rafael Nadal, legjenda e tenisit, luajti mbrëmë ndeshjen e tij të fundit profesionale duke humbur 6-4, 6-4 ndaj Botic van de Zandschulp...
    Sport19 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar humbje me rezultat 2-1 ndaj Ukrainës në ndeshjen e fundit të këtij edicioni në Ligën e Kombeve....
    Sport19 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Shqipërisë sonte e zhvilloi ndeshjen vendimtare të Ligës së Kombeve. “Kuqezinjtë” ishin plotë shpresë që me një fitore sot do...
    Të tjera
    Lajme20 Nëntor 2024
    Një burrë në Lepinë të Graçanicës ka raportuar se ka gjetur një mjet të pashpërthyer në oborrin e fabrikës së tij, thuhet...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar për një kontrabandë të dyshuar me kafshë. Sipas raportit 24-orësh, KFOR-i ka vërejtur tri vetura dhe një...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti mori pjesë mbrëmë në pritjen lamtumirëse për ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, Hristo Gudjev. Ai e quajti Bullgarinë vend...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Kryetari i Shoqatës së Dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gazmend Syla, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar...
    Sport20 Nëntor 2024
    Rafael Nadal, legjenda e tenisit, luajti mbrëmë ndeshjen e tij të fundit profesionale duke humbur 6-4, 6-4 ndaj Botic van de Zandschulp...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Të hënën në fshatin Bube të Zubin Potokut, një njësit i KFOR-it ka vërejtur tre automjete dhe një furgon, të cilët dyshohet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.