Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë nga Covid-19 kanë vdekur tre persona.
Rastet e vdekjes janë nga këto komuna: Ferizaj 1 rast (84 vjeç), Gjilan 1 rast (75 vjeç) dhe Rahovec 1 rast (83 vjeç).
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe292 raste të reja.
Njoftimi i plotë i IKSHPK-së:
556 TË SHËRUAR DHE 292 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.833 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 292 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (84 vjeç), Gjilan 1 rast (75 vjeç) dhe Rahovec 1 rast (83 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 65.982 raste nga 282.904 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.571 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 556 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 57.941 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.470.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 100 raste, Fushë-Kosovë 20 raste, Gjakovë 20 raste, Pejë 17 raste, Lipjan 16 raste, Podujevë 16 raste, Gjilan 15 raste, Mitrovicë 15 raste, Rahovec 11 raste, Prizren 10 raste, Vushtrri 10 raste, Obiliq 8 raste, Deçan 7 raste, Suharekë 5 raste, Viti 5 raste, Drenas 3 raste, Ferizaj 3 raste, Klinë 2 raste, Novobërdë 2 raste, Shtime 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Kamenicë dhe Malishevë.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!