Tre persona kanë vdekur dhe 295 raste të reja me koronavirus janë regjistruar të hënën në Shqipëri.
Siç ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, 96 persona janë shëruar, duke çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 10167.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar në Shqipëri 295 raste të reja me koronavirus dhe 3 humbje jete.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 259 pacientë, 22 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit, betejën me COVID-19 e kanë humbur një 47-vjeçar nga Tirana, një 53-vjeçare dhe një 64-vjeçar nga Durrësi, me sëmundje bashkëshoqëruese.
Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë regjistruar 17350 raste, prej tyre 10167 janë të shëruar, 6729 janë raste ende aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 454 persona.