Tre persona kanë pësuar lëndime trupore në aksidentin që ka ndodhur në fshatin Gllarevë të Klinës.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Fadil Gashi, tha për Telegrafin se në aksident janë përfshirë dy automjete.
“Sot, rreth orës 09:50 Policia është njoftuar për një aksident në fshatin Gllarevë, Klinë. Njësitet kompetente policore kanë dalur në vend ngjarje. Në aksident ishin të përfshira dy automjete dhe tre persona janë lënduar të cilët pas trajtimit në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë, janë liruar për në shtëpi”, ka thënë Gashi.
Gjithashtu, ai shtoi se hetuesit e aksidenteve po e hetojnë rastin.