Tre raste të dhunës në familje janë raportuar brenda një jave në rajonin e Ferizajt.
Sipas njoftimit nga policia, një prej tyre është raportuar në Ferizaj, një në Shtime dhe një tjetër në Kaçanik.
“Ndërsa me vendim nga Prokuroria Themelore në Ferizaj 1 person pasi është intervistuar nga policët hetues të dhunës në familje është ndaluar në mbajtje, ndërsa 2 persona tjerë janë liruar në procedurë të rregullt hetimore. Policia Rajonale e Ferizajt rastet e dhunës në familje i ka trajtuar në mënyrë profesionale nga policë primarë të stacioneve dhe hetues rajonal të Njësisë së Dhunës në Familje”, thuhet në njoftim.