Tre persona janë rrahur dje me shufra metalike në rrugën “Zenel Salihu” në Prishtinë.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.
Dy prej të dyshuarvve janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje.
“Rr- Zenel Salihu Prishtinë 26.11.2020 10:45. Pas një mosmarrëveshje ka ardhur edhe deri te sulmi fizik në mes të tre të dyshuarve meshkuj kosovarë të cilët gjatë rrahjes kanë përdorë edhe shufra të metalta. Të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor . Lidhur me rastin janë arrestuar dy nga të dyshuarit dhe me vendim të prokurorit dërgohen ne mbajtje”, thuhet në raport.