Policia njofton se një person është ndaluar nga tre të panjohur mbrëmë në rrugën “Hazir Haxholli” në Prishtinë dhe nën kërcënimin e armës i kanë vjedhur veturën, para të gatshme dhe një telefon celular.
Por, me veturën e vjedhur të dyshuarit janë aksidentuar të cilën e kanë braktisur pastaj.
Rasti sipas policisë është duke u hetuar.
Njoftimi i plotë i policisë:
GRABITJE/Rr. Hazir Haxholli, Prishtinë, 16.01.2023 – 19:36. Ankuesi kosovar ka njoftuar policinë se është ndaluar në rrugë nga tre persona të dyshuar të panjohur dhe në kërcënimin e armës i kanë marrë makinën, para të gatshme dhe një telefon celular. Pas kryerjes së veprës të dyshuarit me veturën e viktimës kanë ikur nga vendi i ngjarjes duke u aksidentuar në rrethojën e një kompanie private ku e kanë braktisur veturën. Rasti nën hetime nga njësitë relevante.